English

Ministria e Jashtme përshëndet vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës e Malit të Zi

Tiranë, 15 janar NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot nënshkrimin e aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm, dhe një mesazh shumë të qartë për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonin tonë.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi, gjithashtu, se një hap i tillë do t'i kontribuojë besimit më të mirë reciprok dhe do të nxisë respektin e ndërsjellë midis këtyre dy vendeve fqinje, në interes të të mirës së përbashkët, forcimit të stabilitetit rajonal, dhe në realizimin e shpejtë të qëllimeve të përbashkëta evropiane e euroatlantike.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se është e bindur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit është dëshmi e përparimit të saj në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të shtetit ligjor, si dhe shprehje e mentalitetit të ri të rajonit tonë, i orientuar drejt së ardhmes së përbashkët euroatlantike.

k.k/NOA

KOMENTE