Shkodër, 15 janar, NOA - Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, duket se ka nisur të stabilizohet se bashku me motin e këtyre dy ditëve të fundit, i cili është shoqëruar me ndërprerjeve të reshjeve.
Megjithatë, Shtabi i Emergjencave deklaron se nuk mund të thuhet ende se ka kaluar situata emergjente.
Mësohet se lagjet periferike të Shkodrës, të përmbytura nga fryrja e ujërave të Drinit dhe Bunës, tashmë nuk janë më nën pushtetin e ujit, ndërsa ka rënë me mbi 2000 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur dhe është ulur me rreth 500 numri i shtëpive e banesave të përmbytura.Ndërkaq, universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" sot nis procesin normal mësimor, pas një urdhri të dalë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa u vendos që konviktet e tij përdoreshin për të evakuarit.
Por gjatë ditëve të përmbytjeve, në ambientet e konvikteve të universitetit nuk u vendos asnjë familje e përmbytur.
Nga ana tjetër, mësohet se në shkollat e mesme profesionale me konvikt nuk do të vazhdojë mësimi në pritje të lëshimit të një urdhri të dytë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës.
n.e/NOA