Bruksel,15 janar, NOA - Për problemet në Kosovë më përgjegjës është Beogradi, i cili nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po ia rëndon gjendjen. Një deklaratë të tillë e ka bërë eurodeputetja gjermane, Doris Pack për gazetën "Danas" të Beogradit.
"Serbia duhet ta kuptojë se duhet patjetër të ketë marrëdhënie të mira, pavarësisht se cili shtet është apo jo prezent në Kosovë. Duhet bërë çmos që kriza në Kosovë të tejkalohet, sepse atje jetojnë edhe serbët, kështu që Beogradi duhet të mendojë edhe për përmirësimin e pozitës së tyre", mësohet të jetë shprehur ajo.
Më tej, ajo për gjendjen e keqe në Kosovë ka akuzuar Beogradin zyrtar, duke thënë se nuk po e ndihmon fqinjin e tij, por po mbështet disa elementë në veri të Kosovës.
n.e/NOA