Tiranë, 15 Janar NOA - "Për ne Shqipëria është pjesë e Europës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë në Bashkimin Europian". Këtë vlerësim dha Joseph Daul, President i Grupit të Partive popullore Europiane në Parlamentin Europian gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe zotit Daul u përqendrua në hapat e Shqipërisë në përafrimin e saj me BE-në, liberalzimi i vizave dhe bashkëpunimi ndërparlamentar.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Daul për mbështetjen e vazhdueshme duke shprehur bindjen në rritjen e bashkëpunimit në përshpejtimin e proceseve anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në këtë fazë të re ku ndodhet Shqipëria.
I pyetur nga mediat pas takimit, lidhur me bojkotin e opozitës zoti Daul tha:
"Demokraci e vërtetë është kur opozita bën punën e saj, bën propozimet e saj. Opozita nuk duhet të bojkotojë. Kjo nuk ekziston në demokraci. Kur zgjidhemi nga populli, nga qytetarët kemi një përgjegjësi për të mbajtur."
r.b/NOA