English

Përmbytjet, ushtria kryen operacione të përbashkëta në Shkodër e Lezhë

FOTOT shihni dhe Videon

Shkodër-Lezhë, 15 Janar NOA - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës tha sot se po vazhdon pa u ndërprerë operacioni në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.

Mësohet se në zonën e operacionit për datën 14.01.2010 nga Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë 737 forca, 222 mjete dhe 4 helikopterë të Farkës.

Kurse nga shtetet fqinjë vijojnë të marrin pjesë 3 helikopter (2 CH-47, 1 AS-350) nga Italia, 33 forca dhe 7 mjete shoqërimi nga forca e sigurisë së Kosovës, 47 forca, 5 varka dhe 4 mjete nga Maqedonia dhe 29 trupa dhe 5 mjete nga Greqia.

Gjatë ditës së djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme, nga trupat e mjetet e ushtrisë janë kryer këto punë: Transport e shpërndarje ndihmash 200 tonë Evakuim popullsie 320 persona Evakuim i gjësë së gjallë 7 krerë Përforcim argjinature 300 ml Transport inertesh 353 m3 Transport buke 800 copë Transport mielli 46,3 tonë Transport ndihma, çadra 32 copë Transport ushqimi për bagëti 23,5 tonë Shpërndarje gjeneratorë 6 copë Furnizim me ujë të pijshëm 14 tonë

Nga forcat e vendeve të huaja: Forcat maqedonase kanë punuar me 6 pompa thithëse në lagjen Xhabije dhe komunën e Dajçit.

Në Obot kanë qenë në dispozicion me 2 varka dhe 1 mjet për transport njerëzish. Forcat e Sigurisë të Kosovës me 20 trupa, 7 mjete dhe 2 varka kanë bërë evakuim të banorëve nga fshati Mali i Jushit për në Bushat.

Këto forca kanë realizuar edhe shpërndarjen e ndihmave të ardhura nga Kosova në komunën e Velipojës.. Forcat Italiane me 3 helikopterë kanë realizuar transport ndihmash në itinerarin Gjadër-Velipojë. Në mesditë ata kanë përfunduar misionin dhe janë larguar nga zona operacionale. Po kështu edhe forcat greke në orën 10.00 kanë përfunduar misionin dhe janë larguar për në vendin e tyre Sakaq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në një ceremoni të organizuar në Bazën Ajrore të Gjadrit ka dekoruar me medaljen për "Shërbime të shquara" 3 komandantët e helikopterëve dhe mjekun italian që morën pjesë në operacionet e shpërndarjes së ndihmave nga ajri në zonën e Shkodrës.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe zv.ambasadori i italian në Tiranë, si dhe ushtarakë të lartë që drejtojnë forcat në këtë operacion.

r.d/NOA

Shikoni Videon: {youtube}F_d3NHrzOAk{/youtube}

KOMENTE