English

Presidenti, ngushëllime për ndarjen nga jeta të skulptorit të shquar Shaban Hadëri

Tiranë, 15 Janar NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes Hadëri për ndarjen nga jeta të Skulptorit të Popullit, Shaban Hadëri, në moshën 82 vjeçare. "Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, Shaban Hadëri, dëshiroj t'ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta", - thuhet në fillim të mesazhit.

Skulptori i Popullit që me punimet e tij përçoi talentin dhe ndjeshmërinë e një artisti të rrallë, do mbetet i paharruar si për ata që e njohën personalisht, ashtu edhe ata që e admirojnë për veprat e tij kudo nëpër Shqipëri, - evidenton kryetari i shtetit.

Monumentet e Shaban Hadërit, - siguron ai, - do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm me ndjenjat më të forta të atdhedashurisë e krenarisë historike. Duke ndarë dhimbjen për humbjen e laureatit të Çmimit të Republikës, Topi shpreh bindjen se i gjithë populli shqiptar i mbetet përjetësisht mirënjohës Shaban Hadërit për veprën e tij prestigjioze".

r.b/NOA

KOMENTE