Tiranë, 15 janar NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës, vendi që mban presidencën e radhës së BE.
Pas takimit, kreu i opozitës Rama nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për mediat ndërsa ndryshe nga ai, ambasadori spanjoll Montobio tha se Komisioni Evropian ka bërë të ditur prej kohësh vendimin e tij për bojkotin e opozitës duke deklaruar se dialogu duhet të vendoset mes palëve dhe të bëhet në institucione.
Ndërkohë që deputetja e PS-së Arta Dade dha një deklaratë të shkurtër ë lidhje me veprimi e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli e cila u ka dërguar nga një letër të gjithë deputetëve të opozitës.
Në reagimin e saj Dade tha se Topalli duhet të bëjë detyrën e saj si spikere e Kuvendit dhe të mos mbajë marrëdhënie individuale por institucionale me deputetët.
k.k/NOA