Tiranë, 15 Janar NOA - Dita që u mbyll (e Enjtja) solli një përmirësim të konsiderueshëm të situatës në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës, veçanërisht në komunat Bërdicë, Guri i Zi, Qendër M.Madhe, Bushat, Dajç. Si pasojë e përmirësimit të situatës sot rezultojnë 2060 ha më pak sipërfaqe toke të përmbytur dhe 480 shtëpi më pak të përmbytura se ditën e djeshme, datë 13.01.2010. Kurse rruga e Dajçit tashmë është bërë e kalueshme nga automjetet.
Sakaq, rrugët në hyrje të qytetit dhe gjendja në lagjet periferike (Bahçallek, Ajasëm, Kiras, "Salo Halili") paraqitet si më poshtë:
Rruga nacionale Shkodër - Tiranë, tek Harku i Berdicës është plotësisht e lirë dhe mund të qarkullohet me të gjitha llojet e automjeteve.
Në hyrje të Urës së Bunës realizohet kalimi normalisht.
Rruga Ura e Bunës - Shirokë, pati gjithashtu një rënie të nivelit të ujit, por megjithatë ishte i vështirë qarkullimi për automjetet e vogla.
Niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës ka patur rënie në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij.
Komuna Dajç
Në rrugën Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajcit), niveli i ujit pati rënie të ndjeshme.
Rruga Pentar - Velipojë është e pakalueshme.
ï€ Rruga Dajç-Pentar është e kalueshme nga automjetet e larta (kamionë).
Rruga Bërdicë - Darragjat mund të kalohet me të gjitha automjetet.
Rrugët e brendshme në Qendrën e Komunës së Dajcit, për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga automjetet.
Komuna Velipojë
Ura e Gjolulit (aksi Shkoder - Velipoje) është e pakalueshme.
Rruga nga Mali i Jushit - Velipoje, (rruga e vjetër) nga Bendi është e pakalueshme.
Rrugët nga qendra e komunës me të gjitha fshatrat është e kalueshme nga automjetet. (E njëjta gjë edhe për dy fshatrat Luarzë e Ças) që vazhdojnë të mbeten të përmbytura.
Komuna Bërdicë
Në këtë komune qarkullimi i automjeteve është normalizuar.
Komuna Ana e Malit
Ne këtë komunë nuk ka problem për qarkullimin i automjeteve, por vetëm aksi rrugor Ana e Malit- Obot është i pakalueshëm.
Në fshatrat e kësaj komune niveli i ujit ka pësuar rënie.
Komuna Bushat
Në këtë komunë janë përmbytur, fshatrat Mali Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjetër. Edhe në këto fshatra është normalizuar qarkullimi i automjeteve në drejtimin e segmentit Bushat Torovicë (rruga e vjetër e Lezhës).
Fshatrat e tjerë që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja.
Strukturat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera kanë realizuar detyrat e përcaktuara nga Komiteti Ndërministror për ditën e sotme 14.01.2010, si për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ushqimeve për bagëtinë, ashtu edhe për përforcimin e argjinaturave dhe lehtësimin e qarkullimit në segmente të ndryshme rrugore në zonën e prekur nga përmbytja.
Sot tek Rezervat e Shtetit në Gjadër, Lezhë, kanë mbërritur një sasi e madhe ndihmash nga qeveria italiane për zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës.
Ndihmat italiane të ardhura nëpërmjet portit të Durrësit nga Italia përfshinin ushqime, medikamente, pajisje e enë kuzhine, çadra, pompa dhe gjeneratorë.
Gjatë të enjtes, kryen një vizitë në Shkodër dhe në zonat e përmbytura, Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi i shoqëruar nga Ambasadori i KE Z. Lohan, Ambasadori i SHBA Z. Withers dhe Ambasadori i Spanjës Z. Montobio.
Presidenti Topi dhe ambasadorët vlerësuan punën e kryer nga të gjitha strukturat e angazhuara për përballimin e emergjencës civile në Qarkun e Shkodrës.
Të dhënat më të fundit mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura:
Njësia vendore Tokë e përmbytur Përsona të evakuuar Shtëpi të përmbytura 1 B. Shkodër 200 ha 616 300 2 K. Dajç 2000 ha 2000 1187 3 K. Ana Malit 1200 ha 282 180 4 K. Velipojë 2000 ha 200 50 5 K. Bërdicë 1600 ha 810 180 6 K. Guri Zi - 730 - 7 K. Bushat 2000 ha 500 250 8 K. Qendër, M.Madhe 40 ha 10 6 9 K.Rrethina 300 ha 25 16 Gjithsej 9340 ha 5173 persona 2169 shtëpi Më 13.01.2010 gjithsej 11.400 tokë dhe 2649 shtëpi të përmbytura Te dhena orare per kaskaden e Drinit dhe Ulzes: ora 22.00, 14.01.2010 a. Kuotat, prurjet dhe prodhimi HEC K. max. lejuar (m) K. orare (m) Dif. Kuotave orare (cm) Prurjet orare (m3/sek) Prodhimi orar (MW) Fierze 296.00 290.01 0 520 450 Koman 175.00 170.77 0 200 580 V.Dejes 76.00 74.62 +1 80 250 Ulez+Shkopet 128.80 128.54 -1 65 45 HEC e tjere 40 Derdhje uji Fierze Koman V.Dejes Ulez Shkopet Porta (m3/sek) 0 0 250 50 100