English

Studimi më i fundit: Me një dietë të shëndetshme, gratë largojnë depresionin

Tiranë, 15 Janar NOA - Një studim australian ka zbuluar se femrat që përdorin një dietë të shëndetshme me fruta, perime dhe sa më pak yndyra kanë një rrezikshmëri shumë më të ulët të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe problemet e zemrës.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Melburnit, është publikuar në "American Journal of Psychiatry".

Mbi 1.046 grave, të moshës 20 deri në 93 vjeç, u ndoqën për 10 vjet me pyetësorë mbi dietën, shëndetin fizik e mendor, si dhe me analiza laboratorike.

Nga studimi u provua se problemet mendore janë shumë më të shpeshta te gratë që përdorin një dietë të pasur me yndyra apo ushqimet të rafinuara.

Autorja e studimit, Felice Jack, citon: "Një dietë e varfër ka efekte negative në sistemin imunitar, dhe kjo, nëpërmjet një inflamacioni sistematik të trupit, sjell çrregullime psikike. Inflamacioni në organizëm dallohej vetëm nëpërmjet analizave laboratorike".

Një dietë e ekuilibruar që përmban perime, fruta, peshk, bishtaja, drithëra është shumë e shëndetshme - thotë Jack, - duke shtuar se ajo që duhet të eliminojmë janë sheqernat dhe yndyrat, të cilat, ndër të tjera, reduktojnë nivelin kryesor të proteinave në tru.

a.k/NOA

KOMENTE