English

Tadiç: Jo në inaugurimin e presidentit kroat në praninë e Sejdiut

Beograd, 15 Janar NOA/RFE - Presidenti serb Boris Tadiç tha se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kroacisë në se aty do të jetë prezent edhe presidenti i Kosovës.

Tadiç tha se pjesëmarrja në ceremoni me zotin Fatmir Sejdiu do të ishte një njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës.

Zoti Tadiç tha se ai është i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni rajonale me Kosovën vetëm në se kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB-së në Kosovë.

Serbia ka refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës që kur ajo u shkëput nga Serbia në vitin 2008.

Kompozitori kroat dhe profesori i drejtësisë Ivo Josipoviç fitoi zgjedhjet presidenciale të Kroacisë këtë javë. Ai do të zëvendësojë Stipe Mesiç në shkurt.

Tadiç tha se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të presidentit Mesiç.

KOMENTE