English

Tadiç: Nuk shkoj në ceremoninë e Josipoviç po të jetë Sejdiu

Beograd, 15 janar, NOA - Presidenti serb, Boris Tadiç ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në betimin e presidentit të ri kroat Ivo Josipoviç, nëse aty do të jetë i pranishëm edhe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Në lidhje me një fakt të tillë, Tadiç tha se ai është i gatshëm të marrë pjesë edhe në ceremoni rajonale me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB-së në Kosovë.

Tadiç tha më pas se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të presidentit Mesiç.

Kroacia ka akuzuar serbët se kanë kryer gjenocid gjatë luftës në Ballkan në fillim të viteve 1990, ndërsa Kroacia ka argumentuar gjithashtu para gjykatës ndërkombëtare në Hagë se Kosova kishte të drejtën ligjore të shkëputej nga Serbia.

n.e/NOA

KOMENTE