English

Tërmeti, Berisha ngushëllon presidentin e Haitit, qeveria dhuron 30 mijë euro

Tiranë, 15 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha i shprehu sot ngushëllimet autoriteteve më të larta në Haiti për tragjedinë e rëndë nga tërmeti.

Haiti, sipas lajmeve shokuese nga ky vend, ka përjetuar një katastrofë njerëzore dhe materiale, të përmasave shumë të mëdha dhe ende të pa parashikuara.

Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga kjo tragjedi madhore që ka goditur këtë vend, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke i shprehur Presidentit të Haitit, Qeverisë, familjeve të viktimave dhe popullit Haitian, ngushëllimet e tij më të thella, vendosi që Shqipëria, nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të dhurojë për këtë vend 30 mijë Euro.

k.k/NOA

KOMENTE