English

Topalli dhe krerët e komunave të Tiranës, ndihma për banorët e përmbytur

Shkodër, 15 Janar NOA - Në mbështetje të aksionit humanitar në zonat e përmbytura në Shkodër kanë ardhur edhe komunat e qarkut të Tiranës si dhe komunat e Tetovës.

Kryetarët e këtyre komunave së bashku me Kryetaren e Kuvendit dhe deputetë të qarkut Tiranë, shpërndanë sot në Fshatin e Ri në Bushat dhe në Malin e Jushit, veshje, batanije, mushama, ujë e ushqime për banorët dhe për gjënë e gjallë.

Në këto zona situata është përmirësuar, por ende ka hektarë të tërë të mbuluar nga uji.

Kryetarja e Kuvendit tha se situata do të vazhdojë të ndiqet orë pas ore dhe se ndihma e mbështetja do të vijojë deri sa gjendja të kapërcehet plotësisht.

Topalli falënderoi të gjithë kryetarët e komunave të Farkës, të Bërzhitës, Petrelës e komunave të tjera që kanë ndihmuar e mbështetur banorët e këtyre zonave në këto momente të vështira.

Në takimet me banorët, ata thanë se shtabi i emergjencës, pushteti lokal deputetët kanë qenë çdo ditë me ta dhe se mbështetja dhe ndihma në veshje, ujë e ushqime nuk u ka munguar asnjë ditë.

r.d/NOA

KOMENTE