Vlorë, 15 janar, NOA - Ka vazhduar edhe ditën e sotme protesta e pedagogëve të Universitetit të Vlorës, të cilët kërkojnë më shumë mjedise ku të zhvillojnë procesin e tyre normal të mësimit. Ndërsa pak javë më parë ky universitet u pushtua nga një grevë e studentëve, këtë radhë janë pedagogët e tij të cilët kërcënojnë me ndërprerjen e mësimit nëpër auditore.
Kjo pasi ata kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj për mosplotësimin e 3 kërkesave të tyre të publikuar muaj më parë.
Në këtë mënyrë, këta pedagogë kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin deri në një kohë pa afat, derisa të gjejnë plotësim kërkesat e tyre.
n.e/NOA