English

Zbulimi, telekomanda dhe mausi do të dalin jashtë përdorimit

Las Vegas, 15 janar, NOA - Ndërrimi i kanaleve televizive me telekomandë apo i dritareve të internetit përmes mausit, së shpejti do të jetë një veprim i eliminueshëm falë teknologjisë më të re që ofrohet nga Microsoft dhe Hitachi, prodhuesit kryesorë të saj e cila bazohet në monitorimin e televizionit apo kompjuterit tuaj me një gjest të thjeshtë të duarve. Kjo teknologji është cilësuar si një nga më revolucionaret e kohëve të fundit dhe është paraqitur së fundmi në Las Vegas.

Përpjekjet e mëparshme për të zhvilluar teknologji të ngjashme kishin ngecur ose ishin parë si zhgënjyese. Por seritë e fundit të pajisjeve të demonstruara në një ekspozitë të posaçme treguan sesi mjetet mund t'u binden si me "magji" gjesteve të thjeshta të duarve tuaja.

Kështu, të shfletoni kanalet e televizionit do të jetë tani e tutje pas një gjesti me dorë, ashtu siç bëjmë me një revistë.

Për të bërë të mundshme këto veçori mahnitëse, pajisja elektronike ka patur mundësi që të vëzhgojë botën rreth saj me kamera dixhitale të vogla, të afta për njohjen e një lëvizje të caktuar të dorës dhe ta dallojë atë nga një gjest i pavullnetshëm, siç mund të jetë kruarja e kokës.

n.e/NOA

KOMENTE