English

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Topallit: Kundër çdo bojkoti

Tiranë, 15 Janar NOA - Gjatë vizitës së saj në Bruksel, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim nga Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE, Libor Rouçek.

Një njohës i mirë i Shqipërisë gjatë viteve si raporter dhe në vijim, zoti Rouçek tha se vlerëson shumë hapat që Shqipëria ka bërë drejt BE-së si dhe për plotësimin e angazhimeve për liberalizimin e vizave.

Pas takimit, zoti Ruccek i pyetur nga mediat për bojkotin e opozitës tha: "Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb, por duhet të pranosh rezultatin. Parlamenti është zemra, është qendra e demokracisë."

Lidhur me liberalizimin e vizave zoti Ruçek tha se në vizitën e fundit të tij në Shqipëri ka parë punën e madhe të bërë për Kartat e Identitetit, pasaportat biometrike, sigurinë e kufijve, duke shprehur bindjen se liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të ndodhë në korrik 2010.

r.b/NOA

KOMENTE