English

Arrestohen në portin e Durrësit dy kosovarë me dokumenta false

Durrës, 16 janar, NOA - Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy kosovarë pasi janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar përmes detit me dokumenta false. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke pohuar se të ndaluarit janë konkretisht 52-vjeçari Ramadan Berisha, banues në komunën e Prizrenit dhe Astrit Hajdaraj, banues në Gjakovë.

I pari akuzohet se kishte tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, me një leje qëndrimi gjermane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa i dyti është kapur në flagrancë me një leje qëndrimi gjermane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet proceduriale rreth tyre për veprën penale të falsifikimit të dokumentave iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE