Athinë, 16 janar, NOA - Sulmet duket se kanë rinisur sërish në kryeqytetin grek, Athinë. Kështu, mediat vendase raportojnë se një sulm me bombë është kryer përsëri në këtë vend, duke tronditur qetësinë publike. Si pasojë e këtij shpërthimi konfirmohet se janë shkaktuar dëme materiale, por për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.
Lënda shpërthyese bëhet me dijeni se ka plasur para mjediseve të ministrisë për Informim në Athinë.
Sulmi ka ndodhur pasi më parë u njoftuan televizionet private nga disa telefonues anonimë.
Ditët e fundit policia greke ka regjistruar gjatë ditëve të kaluara rreth 50 kërcënime anonime, ndërsa para një jave një bombë tjetër ka shpërthyer para ndërtesës së parlamentit.
n.e/NOA