English

Bashkia e Tiranës reagon ndaj Bumçit: Thotë lakrat që do shefi i tij i Gërdecit dhe digës

Tiranë, 16 janar NOA - Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi ka dalë sot pasdite para mediave ku ka reaguar për deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i cili akuzoi kreun e bashkisë, Edi Rama se ka kryer manipulime për mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura.

"Nuk jam këtu për t'iu përgjigjur shërbëtorit papagall që doli sot në media, për t'i zbukuruar ditët e errëta që shefi i tij Sali Berisha kalon.

A ka vallë ndonjë shqiptar që beson mynxyrat që dalin çdo ditë nga goja e mendjeve të çalura të kësaj qeverie? As ata vetë, jemi të sigurt që nuk e besojnë.

Edhe ata vetë trishtohen kur detyrohen të përsërisin lakrat që u thotë në telefon shefi i tyre i Gërdecit dhe digës" u shpreh Bushi.

Sipas saj, edhe ata vetë qeshin me baltën që nxjerrin nga goja, megjithëse kjo nuk ka fare lidhje me baltën, dhe siç shton zëdhënësja e bashkisë kjo ka lidhje me politikën e larjes së trurit të një populli të tërë, të talljes me të gjithë ne, nga qeveria e cila luan me inteligjencën e çdo shqiptari, luan për të fshehur tragjeditë e radhës.

k.k/NOA

KOMENTE