English

Berlini feston 20-vjetorin e mësymjes në zyrat e ish-Stasit

Berlin, 16 janar, NOA - Pasi Berlini festoi pak muaj më parë 20-vjetorin e rënies së murit që ndante dy Gjermanitë, dje ai përkujtoi 20-vjetorin e marrjes nën kontroll të qendrës së shërbimit sekret të ish-RDGJ-së, e ashtuquajtura Stasi. Ky përkujtim u realizua përmes një aktiviteti festiv përmes të cilit mijëra demonstrues mësynë në qendrën e shërbimit sekret të RDGJ-së dhe morën në dorë informacionet që ajo zotëronte ndaj gjermanëve.

Bëhet fjalë për një një aparat të tërë spiunazhi, i cili për dekada me rradhë kishte denoncuar dhe shtypur popullin e vet.

Nga ana e saj, e ngarkuara e qeverisë gjermane për të hetuar dokumentet e Stasit, Marianne Birthler e çmoi lart kurajon e qytetarëve kundër policisë së fshehtë të RDGJ-së. Dokumentat e shpëtuara atëherë janë edhe sot baza kryesore për përpunimin e diktaturës në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë.

n.e/NOA

KOMENTE