English

Bumçi: Rama manipuloi për mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura

Tiranë, 16 janar NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, Edi Rama se ka kryer manipulime për mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura.

"Edvin Kristaq Rama që po manipulon në çdo orë dhe ditë fatkeqësinë natyrore në Shkodër nxori dje lakuriq para shqiptarëve shpirtin e tij të zi dhe urrejtjen e trashëguar nga etërit e tij historik dhe biologjik për Shkodrën" deklaroi Bumçi.

Sipas tij, Rama ka urdhëruar këshilltarët e tij në këshillin e bashkisë së Tiranës të mos votojnë për një ndihmë në emergjencë ndaj qytetit të Shkodrës.

k.k/NOA
KOMENTE