Gjermani, 16 Janar NOA - Të paktën vetëm për një natë në kampionatin gjerman të Bundesligës ka ardhur një kryesuese e re dhe bëhet fjalë pikërisht për Bajern Mynih e cila ka kaluar në komandën e kampionatit.
Ekipi bavarez kishte ndeshjen e parë pas pushimeve dimërore me ekipin e Hoffenheim. Kjo ndeshje u luajt në "Alianz arena" ku ekipi i tranierit Van Gal arriti të fitonte me rezultatin 2 me 0 kundrejt tyre.
Golat për ata u shënuan nga Demichelis në minutën e 35 të pjesës së parë dhe për ‘i mbyllur llogaritë ka menduar sulmuesi gjerman Miroslav Klose i cili realizoi në pjesën e dytë në minutën e 41 golin e fitores.
Kështu ngjitet në vendin e parë Bajerni i Mynihut duke lënë prapa ekipin e Leverkusenit të cilët kanë ndeshjen e radhës pikërisht këtë fundjavë përballë Mainzit.
r.b/NOA