English

Devoll, zhduket 45-vjeçari, kërcënoi familjarët se do mbytej në lumë

Devoll, 16 janar NOA - Lajmëron familjarët e tij se të mbytej në lumë dhe më pas zhduket.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Peruhat të Devollit kur 45-vjeçari Theodhori Noni u ka thënë familjarëve të tij se do të mbytet në lumë dhe më pas është larguar për të mos u kthyer më.

Menjëherë familja e tij kanë nisur kërkimet për 45-vjecarin, ndërsa kanë njoftuar forcat e policisë. Forca të shumta policie pas disa orësh kërkime pranë lumit Drino kanë gjetur të gjitha veshjet e të zhdukurit, ndërsa kërkimet kanë vijuar gjatë ditës së sotme por pa rezultat. policia nuk ka mundur të gjejë ende Nonin ndërsa deklaroi se ai vuante nga depresioni, sëmundje e cila dyshohet ta ketë detyruar t'i japë fund jetës.

k.k/NOA

KOMENTE