English

Fshihej në Londër me identitet të rremë, vjen në pranga vrasësi i Shëmrisë

Tiranë, 16 janar NOA - Orët e para të ditës së Shtunë, e gjejnë të riun kukësian Afrim Sinani, në qelitë shqiptare, afro katër vjet pasi ai u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në bashkëpunim me vëllanë Sokolin që shihni në foto, i kishin marrë jetën një vendasi.

Afrim Ismail Sinani, lindur më 10 gusht 1974 në Shëmri të Kukësit, u arrestua më 19 dhjetor 2006, në Ilford Essex, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Metropolitan Police - (Zyra e Ekstradimeve në Londër), tha se në shtetin anglez, Sinani ka mundur të maskohet për shumë kohë nën identitetin e rremë Afrim Kulaj, me ditëlindje 8.10.1974, lindur në Kosovë.

Sinani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe policisë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, me vendim të datës 29 tetor1996, e ka shpallur fajtor për veprat penale të "Vrasjes me dashje" dhe të "Armëmbajtjes pa leje", për të cilat është dënuar me 20 vjet burg.

Ngjarja për të cilën u dënua Afrim Sinani, ndodhi më 4 janar 1996, rreth orës 10:00 në fshatin Shëmri, Kukës, kur ai, në bashkëpunim me vëllanë Sokol Sinani, kanë vrarë më armë zjarri shtetasin Mehmet Sinani.

Sakaq, 38-vjeçari Sokol Sinani figuron në listën e të kërkuarve në rang ndërkombëtar. Policia nuk ka dhënë informacion nëse ka rënë në gjurmë të tij.

e.l/NOA

KOMENTE