English

Haiti, SHBA kryeson ndihmën ndërsa Klinton sot e viziton

Porto Prince, 16 janar, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë përpjekjet për ndihma humanitare në Haiti, vendin që u godit në mënyrë fatale nga një tërmet para tre ditësh me 10 mijë ushtarë që do përshpejtojnë ndarjen e ndihmave.

Tashmë edhe kontrolli i aeroportit kryesor të vendit, në kryeqytetin Porto Prince u ka kaluar forcave amerikane, derisa qeveria haitiane të jetë në gjendje të marrë përsipër sërish përgjegjësinë.

Nga ana e tij, presidenti Obama është shprehur se Shtetet e Bashkura do të mbështesin tërësisht përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkembjes së Haitit tani dhe në të ardhmen.

Konkretisht, qeveria amerikane premtoi 100 milion dollarë për daljen e Haitit nga situata. Ndërkaq, ai gjithashtu u ka kërkuar ish-presidentëve Xhorxh Bush dhe Bill Klinton që të drejtojnë përpjekjet private për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Haitin.

Nga ana e saj, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shkuar dje në Porto Princ për t'u takuar me presidentit e Haitit Rene Preval dhe për të parë nga afër përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit.

Klinton ka pohuar se vizita e saj është një gjest i cili shpreh përkrahjen e palëkundëshme, solidaritetin dhe keqardhjen e Shteteve të Bashkuara ndaj njerëzve të Haitit. Ndërkohë,

n.e/NOA

KOMENTE