Angola, 16 janar, NOA - Kanë nisur kualifikimet e para për në çerekfinalen e Kupën e Afrikës në futboll, ndeshjet e së cilës po zhvillohen në Angola prej disa ditësh. Kështu, Bregu i Fildishtë është përfaqësuesja e parë që ka siguruar çerekfinalen në këtë kupë, pas fitores me rezultatin 3-1 që shënoi kundër ekipit të Ganës. Duke qenë se Grupi B përbëhet vetëm nga tri përfaqësuese (pas mospjesëmarrjes së Togos), me këtë fitore Bregu i Fildishtë siguron kualifikimin.
Ndërkohë, Gana dhe Burkina Faso që kanë nga një pikë, do të kenë përballje të drejtpërdrejtë për një vend në çerekfinale.
Në grupet e tjera, kombëtarja e Gabonit e mposhti kombëtaren e Kamerunit me
rezultatin 1 me 0, duke qenë në avantazh ndaj tij duke prirë grupin D me 3 pikë.
Ndërsa përballja në Grupin C për Kupën e Afrikës në futboll, ndërmjet Mozambikut dhe Beninit ka përfunduar me barazim mes palëve, me një rezultat 2 me 2.
n.e/NOA