Londër, 16 Janar NOA - Me sa duket sipërmarrësi kaljaritan Massimo Çelino i cili është dhe presidenti aktual i Cagliarit është shumë pranë marrjes në pronësi të ekipit anglez të Londrës West Ham.
Lajmet për këtë ndodhi vazhdojnë të shtohen dita ditës, por presidenti i Cagliarit Çelino ka qenë tepër i qartë ku ka deklaruar se: "Kur kjo punë të përfundojë atëherë do të tregoj gjithçka".
Për momentin, ka shtuar ai, - mund të them se oferta ime ishte tepër serioze dhe mendova se çdo gjë mund të përfundonte më shpejt por ka vonesa sepse për momentin janë duke u verifikuar dokumente dhe gjëra të këtij lloji ", - kanë qenë fjalët e Çelinos.
Sipas tij drejtuesit e klubit anglez të West Ham kanë menduar se kjo gjë nuk ishte serioze por sipas tij çdo veprim që ai ka kryer ka qenë me qëllim të mirë.
r.b/NOA