English

Mbahet nesër Asambleja e PS, fakte kundër qeverisë e KESH

Tiranë, 16 janar, NOA - Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, gjatë takimit të së cilës do të prezantojë ato që i cilëson si prova të fajësisë së plotë të qeverisë dhe KESH-it për mbytjen me ujë të mijëra shtëpive e hektarëve të tokave të mbjella. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë kryesocialisti Edi Rama, sipas të cilit "të dielën paradite, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, do t'u tregojmë shqiptarëve pse sot e gjithë Shkodra noton".

Por ashtu si edhe në mbledhjen e mëparshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, palët do të marrin në shqyrtim edhe çështjen e lënies në mes të bojkotit që kanë nisur ndaj Kuvendit që prej zgjedhjeve të 28 qershorit.

"Partia Socialiste nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për tu bërë pjesë e një parlamenti që nuk ka kurajon të hetojë zgjedhjet" ka thënë Rama lidhur me një fakt të tillë duke shtuar se axhenda e aksionit politik të socialistëve u shty për shkak të përmbytjeve në veri të vendit, por jo se ajo ka ndalur.

n.e/NOA

KOMENTE