Haiti, 16 janar NOA - Zyrtarët e OKB-së janë shprehur të shqetësuar për situatën e sigurisë në Haiti.
Vetëm pak ditë pas tërmetit në Haiti, ekzistojnë shqetësime se çështja e sigurisë në vend, mund të verë në rrezik operacionet shpëtuese.
Një zyrtar i lartë i OKB-së, paralajmëroi se uria mund të shkaktonte probleme, ndërsa ndihmat nuk shkonin te të mbijetuarit shpejt.
OKB po forcon patrullat e policisë dhe ato ushtarake në Port-au-Prince.
Admirali Ted Branch i marinës amerikane tha se siguria, sidomos në vendet ku uleshin helikopterët amerikanë kishte rëndësi.
Ai tha se nëse trupat amerikane përballeshin me përkeqësim të situatës, kjo do të ngadalësonte ndjeshëm, operacionet e ndihmës.