English

Përmbytjet, Basha bën bilancin: Situata u përmirësua, operacionet përfunduan

Tiranë, 16 janar NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme bëri bilancin e përgjithshëm të situatës së krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, që nga dita ku u shpall situatë emergjente e deri më sot.

Basha deklaroi se situata ditën e sotme është përmirësuar dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në ditët në vijim, pasi është ulur ndjeshëm niveli i ujit në hidrocentrale.

Pas ngritjes së Komunitetit Ndërministror të Emergjencave prioriteti i saj ishte evakuimi i banorëve të zonave të përmbytura dhe sigurimi i jetës së tyre.

Gjatë dy javëve operacion u evakuuan 5173 persona.

Gjatë kësaj periudhe sipas Bashës janë transportuar 315 tonë ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente.

"Është treguar ë kujdes për mbrojtjen e argjinaturave për të minimizuar efektivet e përmbytjes, dhe kujdes maksimal për të pasur nën kontroll territorin përsa i përket rendit sigurisë publik sigurisë shëndetësisë furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

Nën drejtimin e Komunitetit Ndërministror të Emergjencave deri më sot janë mobilizuar për realizimin e operacioneve çdo ditë mbi 900 forca të armatosura të Republikës së Shqipërisë, rreth 115 forca të ushtrive të tjera, si forca italiane të kosovare, greke, maqedonase etj," tha Basha.

k.k/NOA

KOMENTE