Cremasco - Itali, 16 Janar NOA - Është arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, një shqiptar 33 vjeçar me inicialet R. F., i cili akuzohet se kërkoi të merrte në bankë dy çeqe të cilët rezultonin të vjedhur.
I riu është prezantuar në një filial të bankës ku kishte dhe një llogari të vetën dhe i kërkoi punëtorit të bankës të kalonte dy çeqe në llogari të tij.
Punonjësi i kërkoi këto të dy dhe në proçedura e sipër atij i rezultuan se ato ishin të vjedhura.
Pa rënë në sy tek shqiptari, nëpunësi bankar lajmëroi menjëherë karabinierët e lokalitetit Cremasco, të cilët e arrestuan shqiptarin për këtë veprim të jashtëligjshëm.
r.b/NOA