Tiranë, 16 Janar NOA - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe ajo e Irlandës së Veriut, kanë arritur marrëveshje që të zhvillojnë një ndeshje miqësore, kurse U-21, Shqipëri-Maqedoni do të zhvillojnë në të njëjtën ditë, një tjetër ndeshje miqësore.
Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Irlandës Veriore, do të përballen më 3 mars në Stadiumin Kombëtar "Qemail Stafa", në Tiranë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Tiranë sipas akordit të arritur ndërmjet dy federatave.
Kombëtarja e Irlandës së Veriut për momentin ndodhet në vendin e 40-të në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Artan Bushati do të zhvillojë miqësoren e parë në Shqipëri për vitin 2010 pasi ndeshjen e vetme zyrtare për Kampionatin Evropian do ta luajë në 5 shtator ndaj Azerbajxhanit.
Ndërkohë, kombëtarja U-21, do të ndeshet me homologët e tyre maqedonas.
a.r/NOA