English

Vrau me dashje para 12 vjetësh, ekstradohet 31-vjeçari shkodran

Tiranë, 16 Janar NOA - Djali 31-vjeçar i cili 12 vjet më parë kur ishte vetëm 19 vjeç i mori jetën një personi për shkak përplasjesh të vjetra, është kthyer në vendlindje dhe në orët e para të ditës së Shtunë është zhvendosur nga qelitë italiane në ato shqiptare të sigurisë së lartë.

Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin Nr. 60, datë 28 shkurt 2005, e ka dënuar shtetasin Ton Rroku, me 10 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të "vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje".

Më 6 korrik 1998, Ton Rroku, atëherë 19 vjeçar, bashkë me dy persona të tjerë, kanë qenë duke udhëtuar me një veturë.

Në fshatin Juban, kanë ndaluar pasi i kanë bërë shenjë Ajet Ndreka dhe Landi Ndoci. Pasi kanë dalë kanë filluar debatet, për një konflikt të vjetër dhe Toni ka qëlluar me breshëri duke vrarë shtetasin Çesk Ndoci.

Pas vrasjes, i riu u shpall person në kërkim ndërkohë që fshihej në Itali. Më 3 nëntor 2008, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma u bë i mundur arrestimi në Castelnuovo Porto, Romë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

r.b/NOA

KOMENTE