English

Berisha sot pasdite në Shkodër, i jep përgjigje Ramës

Tiranë, 17 janar NOA - Kryeministri Sali Berisha do të jetë pasditen e së Dielës në Shkodër ku pritet të flasë për situatën e emergjencës humanitare në zonat e përmbytura si dhe zhvillimet më të fundit politike në vend.

Burime zyrtare nga Kryeministria, i thanë Agjencisë së Lajmeev NOA se në orën 17.00, z.Berisha do të marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në kuadrin e Komitetit Ndërministror për përmbytjet.

Fjala e kryeministrit do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror (TVSH) dhe do të pasqyrohet në kohë reale nga NOA.

Mësohet se Berisha do të flasë për akuzat e Ramës në lidhje me përmbytjet, por edhe për Kalimashin, Gërdecin si dhe përjashtimin e mundësisë nga kreu i PS, Rama, të hyrjes në Parlament që do të çonte në fundin e bojkotit opozitar.

e.r/NOA

Lexoni deklaratat e Edi Ramës

KOMENTE