English

Gjirokastër, policia thellon kërkimet në lumin Drino për gjetjen e 45-vjeçarit të zhdukur

Gjirokastër, 17 janar NOA - Policia e Gjirokastrës prej tre ditësh është angazhuar për të gjetur 45-vjeçarin Thodhori Noni i cili dyshohet të jetë mbytur në limin Drino.

Më datën 15.01.2010, rreth orës 19.00, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se një shtetas nga fshati Terihat i Dropullit të Poshtëm të rrethit Gjirokastër mund të jetë mbytur në lumin Drino.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokatër , forcat e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe është kërkuar edhe ndihma e repartit zjarrfikës.

Pasi është marrë kontakt me familjarët ku u mor informacioni i nevojshëm, rezultoi se 45-vjeçari Thodhori Noni lindur dhe banues në fshatin Terihat të rrethit Gjirokastër, është larguar nga shtëpia rreth orës 15.00, duke i thënë nënës së vet se do dal dhe është parë duke lëvizur në drejtim të lumit Drino, rreth orës 17.00, nga një bashkëfshatar të cilit i ka thënë se po shkonte të ndihmonte babanë për bagëtitë.

Pasi është kthyer babai i vet në banesë dhe djali s'është kthyer, familjarët kanë njoftuar policinë rreth orës 19.00 të datës 15.01.2010.

Gjatë gjithë natës forcat e policisë së bashku me familjarët kanë kërkuar në të dyja anët e lumit Drino por s'ka rezultuar gjë.

Në mëngjesin e datës 16.01.2010, forcat e policisë gjatë krehjes së të dy anëve të lumit Drino kanë konstatuar se përballë fshatit Terihat, në buzën e lumit ndodheshin rrobat dhe këpucët e të zhdukurit.

Eksperët e policisë kanë konstatuar edhe gjurmët të cilat të çonin në ujë.

Ndodhur në këto kushte është përforcuar dyshimi se ky shtetas mund të jetë mbytur dhe është kërkuar ndihma e polumbarëve të repartit Special Renea , ndërkohë forcat e policisë dhe familjarët gjatë ditës kanë vijuar kërkimet në anët e Lumit Drino .

Rreth orës 16.00, të datës 16.01.2010, polumbarët e Reneas kanë mbrritur nga Tirana ku menjëherë kanë filluar kërkimet .

Pas tre orësh zhytje dhe kërkime, duke përdorur edhe prozhektorë të fuqishëm, polumbarët janë tërhequr për shkak të motit të keq por edhe të errësirës për të rifilluar kërkimet mëngjesin e ditës tjetër.

Më datën 17.01.2010, rreth orës 07.00, Polumbarët, forcat e Policisë dhe familjarët kanë rifilluar përsëri kërkimet.

Polumbarët dhe Policia kanë kontrolluar gjatë gjithë ditës rreth 18 kilometra të Lumit Drino, duke nisur që përballë fshatit Terihat deri në hyrje të qytetit Gjirokastër, ndërkohe forca të tjera të policisë që nga Subashi deri në Gjirokastër kanë bërë krehjen e të dyja anëve të Lumit Drino.

Kërkimet nga Polumbarët kanë vijuar deri në orën 15.00 të datës 17.01.2010, dhe janë ndërprerë për arsye se polumbarët duhet të pushojnë.

Po kështu forca të tjera policisë së bashku me banorët e fshatit Terihat kanë vijuar gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme kontrolle edhe në fushat e lumit Drino, në bukerë dhe stane të braktisur për të hequr çdo dyshim të mundshëm.

Polumbarët do të rifillojnë përsëri kërkimet në mëngjesin e ditës së nesërm.

Sipas policisë 45-vjeçari, i martuar me dy fëmijë, vuante nga depresioni ku ishte kuruar edhe në spitalin psikiatrik në Vlorë dhe aktualisht merrte ilaçe rregullisht.

Sipas familjarëve ai kishte tentuar disa herë të mbytej apo të vriste veten.

k.k/NOA

KOMENTE