English

Haiti, mbërrijnë ndihmat në disa vende të kryeqytetit

Haitit, 17 janar NOA - Në disa pjesë të kryeqytetit të Haitit kanë arritur ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm të goditi vendin 5 ditë më parë, ndërsa OKB dhe Oxfam arrijnë të depërtojnë tek të mbijetuarit.

OKB në Gjenevë thotë se tërmeti në Haiti është tragjedia më e madhe me të cilën është konfrontuar organizata përsa i përket logjistikës si rezultat i shkatërrimit të plotë të qeverisë lokale dhe kombëtare.

Organizata thotë se operacionet e ndihmës janë më të vështira se ato të ndeshura gjatë cunamit aziatik në 2004.

Ajo tha se aeroporti i Haitit është i tejmbushur, rrugët janë të bllokuara dhe infrastruktura që është e padëmtuar, është shumë e paktë.

Ndërkohë që më herët zyrtarët e OKB-së u shprehën të shqetësuar për sigurinë në Haitit.

Sipas zyrtarëve është e vështirë mbërritja e ndihmave deri të mbijetuarit pasi grupe të armatosura plaçkitnin.

OKB kërkoi siguri për të ushtruar aktivitetin e saj kështu që sot kanë mbërritur edhe ndihma në disa pjesë të kryeqytetit.

k.k/NOA

KOMENTE