English

ILDKP çon për ndjekje penale një komunar dhe një ish-deputet, fshehën pasuritë

Tiranë, 17 janar NOA - Kreu i komunës Kolsh, Abedin Oruçi është kallëzuar penalisht sot nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kombëtar të Pasurive (ILDKP) i cili e akuzon për fshehjen e pasurisë në vlerën 30 milion lekë të reja.

Gjithashtu po sot ILDKP ka kryer një kallëzim penal edhe për ish-deputetin Hajrulla Paturin për refuzim për deklarim të pasurive.

ILDKP lëshoi sot një deklaratë për shtyp me në të së cilës deklaroi se në vetëdeklarimet e Orucit nuk janë pasqyruar 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës. Të dhënat janë zbuluar prej informacioneve të mbërritura nga ALUIZNI, ku subjekti ka dorëzuar dosjen për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë informale, si edhe nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kukës.

Kështu ILDKP pas konstatimit të parregullsive, i kërkoi subjektit Oruçi të paraqiste sqarimet e tij mbi objektet e padeklaruara, por ai refuzoi kërkesën, duke detyruar ILDKP t'i kërkojë Prokurorisë nisjen e hetimeve. Të njëjtën kërkesë ILDKP i ka drejtuar Prokurorisë edhe për ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Hajrulla Paturri, për veprën penale "Refuzimi për deklarim, dhe fshehje te pasurive.

k.k/NOA

KOMENTE