Bari, 17 janar NOA - Kontrollorët e Portit të Barit në Itali janë befasuar kur kanë gjetur në një valixhe gjatë një kontrolli rutinë, një djalosh 15-vjeçar.
E ndërsa prisnin çfarëdo lloj sendi në atë valixhe, asnjëherë nuk u kishte shkuar në mendje se në valixhe qëndronte i strukur një i mitur.
Mësohet se 15-vjeçari ishte një djalosh afgan dhe policia ka vënë në pranga një shtetas grek. Bashkë me 15-vjeçarin u gjet edhe vëllai i tij, një 17-vjeçar në automjetin e shtetasit grek Alexandros Lepesiotis që po hynte ne Itali nëpërmjet Portit të Barit.
Mediat raportuan se shtetasi grek u arrestua pasi akuzohet se ka favorizuar emigracionin klandestin. sipas policisë gjendja e dy vëllezërve paraqitet e mirë megjithëse më i vogli ka "kaluar" detin në valixhen e vogël.
Dy afganët kanë paguar te shtetasi grek shumën prej 2.600 euro me qëllim që të mbërrinin në Itali.
k.k/NOA