New York, 17 janar NOA - Një tjetër alarm terrorist bllokon aeroportet në New York.
Vetëm dy javë pas alarmit të rremë në "Newark", aeroporti JFK në New York është bllokuar.
Alarmi përhapi panik pasi u tha se në terminalin 8 të këtij aeroporti tek fluturimi i "American Airlines" kishte një bombë dhe ky fluturim u anulua për shkaqe sigurie.
Mekanizmi i alarmit ka qenë pothuajse i njëjtë me ngjarjen e 3 janarit në "Newark", kur një person ka hyre pa leje në zonën e ashtuquajtur "sterile".
k.k/NOA