Tiranë, 17 janar NOA - Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nisi sot punimet duke pasur në qendër të saj, çështjen ende aktuale të situatës së emergjencës humanitare të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë por edhe situatën politike që lidhet me përplasjet që PS ka me qeverinë lidhur me votimet e 28 qershorit.
Lëvizja për Mendimin Ndryshe po merr pjesë në këtë asamble dhe pritet të flasin emra të njohur të saj si Ben Blushi.
Në fund të mbledhjes pritet të flasë dhe kryetari i PS, Edi Rama kurse është paralajmëruar edhe një qëndrim zyrtar lidhur me çështjen e bojkotit të Parlamentit që ende po vazhdon.
e.r/NOA