English

Albania Airlines: 110 pasagjerët që devijuan në Bratislavë, sot drejt Bolonjës në 11.30

Nisen për Bolonjë, "bien" në Bratislavë

Mesdita i çon në Bolonjë 110 pasagjerët

Avioni: MPPTT: Ja dokumentet

Bratislavë, 18 janar, NOA - Pasagjerët të cilëve ditën e djeshme iu devijua fluturimi i tyre nga destinacioni i Bolonjës për në Bratislavë prej pilotëve të papaguar të kompanisë "Albania Airlines", pritet që sot të mbërrijnë në Bolonja.

Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i kësaj kompanie ajrore, i cili bën me dijeni se nisja e tyre do të bëhet konkretisht në orën 11.30 të paradites së sotme nga Bratislava drejt Bolonjës.

Mësohet se 110 pasagjerët shqiptarë të cilët "u morën peng" nga dy pilotë nga Sllovakia, e kanë kaluar natën në një hotel pranë aeroportit të Bratislavës, kryeqytetit të këtij vendi, ndërsa paraditen e sotme po përgatitet nisja e tyre në mënyrë normale drejt Italisë, atje ku ata ishin nisur që dje por pa arritur të përfundonin dot për shkak të incidentit të ndodhur.

"Kompania Albanian Airlines nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së Dielës dhe mbetet e paqartë për shkaqet që çuan në devijimin e fluturimit të Tiranës për në Bolonjë i cili përfundoi në Bratislavë", ka qenë qëndrimi zyrtar i kompanisë së fluturimit, të cilës i ndodhi ky incident.

n.e/NOA

Nisen për Bolonjë, "bien" në Bratislavë

Mesdita i çon në Bolonjë 110 pasagjerët

Avioni: MPPTT: Ja dokumentet

KOMENTE