English

Ban: Në Haiti, kriza më serioze humanitare në dekada

Uashington, 18 janar, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka vlerësuar se tërmeti në Haiti, i cili mori dhjetëra mijëra jetë përbën një nga krizat më të rënda humanitare në dekada për gjithë njerëzimin. Gjatë një vizite në ishullin e shkatërruar, Moon u bëri thirrje haitianëve që të jenë më të durueshëm, ndërsa bashkësia ndërkombëtare po ndërmerr veprime për të dërguar ushqim dhe ndihma mjekësore.

Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u zotua t'i përshpejtojë operacionet e shpëtimit dhe të përmirësojë koordinimin e ndihmave, duke shtuar se OKB planifikon të nisë të ndajë ushqim për rreth dy milionë njerëz.

Ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila gjithashtu ka mbërritur në Haiti për të inspektuar dëmet nga tërmeti, pas bisedimeve me presidentin Rene Preval, ka deklaruar se SHBA-ja do të sigurojë që vendi i tyre të dalë nga katastrofa "më i fortë dhe më i mirë".

n.e/NOA

KOMENTE