English

DPAC, Mazniku: Hetim avionit që ndërroi destinacion, çështja deri në KE

Tiranë, 18 janar NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Aviacioni Civil, Ervin Mazniku ka dalë sot në një deklaratë për shtyp për të reaguar në lidhje me avionin e kompanisë Albanian Airlines që devijoj destinacionin duke u shprehur se DPAC-ja do t'i shkojë deri në fund hetimit të këtij incidenti të rëndë.

"Më lejoni që pikësëpari t'ju shpreh keqardhjen time, pasagjerëve të linjës Tiranë-Bolonja, të kompanisë Albanian Airlines për incidentin e rëndë të ndodhur mbrëmë, si dhe t'ju uroj mbërritje të shpejt në destinacionin e tyre.

Sipas njoftimeve të konfirmuara zyrtare, avioni i tipit Airbus 320 me nr. fluturimi LV 116, me të gjithë pasagjerët në bord, është nisur nga aeroporti i Bratislaves dhe pritet të mbërrijë në aeroportin e Bolonjës në orën 16:45.

Kompania Albanian Airlines mori masa për akomodimin e pasagjerëve në hotel gjatë natës së mbrëmshme si dhe për transferimin e tyre në destinacionin final, ne Aeroportin e Bolonjës" tha Mazniku.

Mazniku, incidentin e ka quajtur si më të rëndin në historinë e aviacionit civil shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

"Për të vlerësuar dhe për t'ju përgjigjur sa me shpejt situatës, u angazhuan strukturat përkatëse institucionale shtetërore, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministria e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vienë dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza" si dhe Ambasada e Republikës Sllovake në Shqipëri.

Ne si DPAC kemi vendosur kontakte që natën e kaluar me Drejtorinë e Aviacionit Civil Sllovak, dhe në bazë të procedurës standarde të aviacionit civil ndërkombëtar, Bordi Sllovak i Mbikëqyrjes së Incidenteve dhe Aksidenteve, nën juridiksionin e të cilit bie incidenti, po verifikon rrethanat e incidentit si dhe ka kërkuar raport të hollësishëm nga Air Slovakia" tha më tej Mazniku duke shtuar se drejtoria që ai drejton do t'i shkojë deri në fund hetimit të këtij incidenti të rëndë dhe do të përdorë fuqinë që i jep ligji për garantimin e të drejtave të pasagjerëve edhe në të ardhmen dhe se

DPAC do të njoftoje për këtë incident, organet kompetente të Komunitetit Europian përgjegjëse për Sigurinë në fluturim.

k.k/NOA

KOMENTE