English

Durrës, një 40-vjeçare denoncon bashkëshortin se e dhunonte sistematikisht

Durrës, 18 janar NOA - Një 40-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici pasi e dhunonte sistematikisht.

Ditën e djeshme në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit është paraqitur 40-vjeçarja L.P., lindur në Burrel e banuese në Durrës, me arsim te larte, e martuar, me dy fëmijë, e cila ka deklaruar para oficerëve të policisëse bashkëshorti i saj, 40-vjeçari A.P., ka ushtruar ndaj saj në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike.

Policia fill pas regjistrimit të kallëzimit, plotësoi Kërkesë - Padinë për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe materialet proceduriale iu kaluan Gjykatës së Rrethit Durrës.

k.k/NOA

KOMENTE