English

George Clooney organizon ngjarjen "Shpresë për Haitin"

Amerikë, 18 janar NOA - Aktori George Clooney do rë organizojë ngjarjen televizive "Shpresë për Haitin" e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për t'i ardhur në ndihmë banorëve të Hauitit, të dëmtuar nga tërmeti që shkaktoi dhjetëra mijëra të viktima javën e kaluar.

Në këtë ngjarje televizive do të performojnë yjet si Bono, Justin Timberlake dhe Alicia Keys etj.

Aktori Clooney tha se më shumë se 40 personalitete të famshme pritet të marrin pjesë në ngjarjen "Shpresë për Haitin" më 22 janar. Qëllimi i ngjarjes, shtoi ai, është "për t'i treguar njerëzve të Haitit se gjithë bota është duke i kushtuar vëmendje". Clooney dhe këngëtari Wyclef Jean, i cili ka lindur në Haiti, do të jenë kryesoret e ngjarjes televizive, që pritet të shfaqet në shumë rrjete televizive amerikane. ndërkohë që pritet të japin kontributin e tyre në këtë eveniment bamirës edhe këngëtarët e njohur si Sting dhe Christina Aguilera.

KOMENTE