English

I gjithë fati qenka për Matrin

Itali, 18 Janar NOA - Alessandro Matri, sulmuesi i Cagliarit duket se po kalon një periudhë fantastike në jetën e tij, si në fushën e lojës ashtu dhe jashtë saj, në jetën e tij private.

Tek ekipi i Cagliarit Matri po kalon një sezon fantastik ku deri tani ka realizuar 9 gola dhe ekipi i tij është mjaft mirë në klasifikimin e Seria A.

Krahas futbollit duket se lidhja e tij me velinën Federica Nargi po shkon si mos e më mirë.

Çifti u bë dhjetë muaj që qëndron së bashku dhe këtë gjë ata e kanë festuar të dy.

Duket se mes tyre ekziston një dashuri e vërtetë. E vetmja gjë për të ardhur keq këtë javë, ishte se lojtari nuk arriti të shënonte golin e tij të dhjetë, pasi do të kishte një tregues mjaft të rëndësishëm, në lidhje me dhjetëmujorin e lidhjes së tyre.

Duket se lidhjet midis futbollistëve dhe velinave vazhdojnë të shkojnë më së miri e të kenë një jetëgjatësi të vazhdueshme.

r.b/NOA

KOMENTE