Scandicci / Firence, 18 Janar NOA - I pajisur me dokumente, me pamje dhe identitet të ndryshuar, dhe mbi të gjitha i shëndoshur 30 kilogramë, duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme për shqiptarin 27 vjeçar, Maringlen B, për t'iu shmangur burgut.
Për afro katër vjet që nga data 26 nëntor 2006, emigranti shqiptar, në Scandicci (Firence), së bashku me dy shqiptarë të tjerë, kanë vrarë një bashkatdhetar të tyre që duhet t'i kthente një borxh.
Policia ka zbuluar se 27 vjeçari, i dënuar në mungesë me 20 vjet burg, punonte si korrier për një firmë anijeje në Empoli (Firence).
Në kohën e vrasjes, Maringleni kishte punuar murator, ashtu si dhe 38 vjeçari shqiptar Besnik Gjataj, i vrarë nga një goditje që i ka prerë fytin.
Sipas prokurorit Gianni Tei, viktima i ka marrë një borxh prej 530 euro për të fituar punën e ndërtimit.
Pas hetimeve, gjykata ka nxjerrë tre urdhër arresti, dy që janë ekzekutuar menjëherë, ndërsa shqiptari i tretë, atëherë 23-vjeçar i ka shpëtuar dënimit duke u arratisur.
Sipas policisë ai ishte arratisur jashtë vendit, ku kishte gjetur dokumente të reja dhe mbi të gjitha kishte ndryshuar "pamje" por ishte kthyer sërish.
Hetuesit italianë, megjithatë nuk kanë ndalur kurrë së kërkuari për ta kapur dhe pasi e kanë "ndier" se vrasësi mund të rikthehet "në zonën e ndaluar" e kanë arrestuar.
Për ta futur në kurth i janë afruar dhe e kanë thirrur me emrin e tij të vërtetë: Mariglen dhe më tej, i kanë vënë prangat dhe pritet te vuaje denimin me 20 vjet burgim në Sollicciano, provincë e Firences.
a.k/NOA