English

Kreu i revolucionit portokalli, Jushçenko humb zgjedhjet

Kiev, 18 janar, NOA - Lideri i opozitës ukrainase Viktor Janukoviç dhe kryeministrja aktuale Julia Timoshenko janë dy kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë që do të mbahet më 7 shkurt. Lajmi është bërë me dijeni nga Komisioni Qendror Ukrainas i Zgjedhjeve, sipas të cilit nga numërimi i 55 % të votave, konstatohet se Janukoviç prin me nivelin prej 36 % të votave, ndërsa Timoshenko me 24 %.

Ndërkaq, presidenti në largim, Viktor Jushçenko, i cili erdhi në pushtet pas ‘Revolucionit të Portokalltë', fitoi vetëm rreth 5 % të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

n.e/NOA

KOMENTE