Tiranë, 18 janar NOA - Ministria e Energjitikës ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e deputetit socialist, Taulant balla i cili u shpreh sot se Shkodra u përmbyt për shkak të korrupsionit me blerjen dhe shitjen e energjisë elektrike nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Sali Berisha.
"Për respekt të opinionit publik sqarojmë me keqardhje, Z. Balla se nuk po e bën bindëse punën e tij si papagalli i Partisë Socialiste me këto deklarata thashethemesh në kafenera apo kazino, ku përqëndrohet në pjesën më të madhe të ditës së tij.
Prandaj, Balla përpara se të informosh publikun, verifiko informacionin për të qenë i saktë dhe profesional, se ndryshe do të humbasësh respektin edhe kundrejt votuesve të tu" deklaroi sot METE.
Sipas ministrisë se Energjitikës, menaxhimi i situatës aktuale në prefekturën e Shkodrës u monitorua dhe u falënderua nga e gjithë bota duke u bazuar në analizë të detajuar për angazhimet e marr
"E gjithë kjo, falë eksperiencës shumëvjeçare dhe të suksesshme në këtë fushë dhe pranë kësaj ministrie të Z. Prifti që përveç Z. Ruli, asnjë politikan tjetër nuk e ka. CV-ja e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtise dhe Energjetikës, Dritan Prifti është e publikuar në faqen e METE-s për të gjithë të interesuarit.
"Përsa i përket edukimit profesional, i sigurojmë Z. Balla se edhe një mësues anglishteje mund të jetë një leader i suksesshëm. Ndërkohë që nëse nuk e njeh Universitetin e HARVARD, USA, ku Prifti është diplomuar për programin e Masterit 1 vjeçar me kohë të plotë për Administrim Publik, ku kanë përfunduar studimet përfaqësues të vlerave shumë të mëdha ndërkombëtare si: Z. Obama, President i USA, Z. Bush ish President i USA, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, ish Presidenti francez Zhak Shirak si edhe figura të tjera të larta në nivel ndërkombëtar, dhe Universitetin e New Mexico në USA ku Z. Prifti është diplomuar për programin e masterit 3 vjeçar me kohë të plotë në Administrim Biznesi, atëherë me keqardhje i drejtohemi publikut të kujdeset të shmangë dëgjimin ndaj shpifjeve të Z. Balla.
Për fat të mirë z. Dritan Prifti nuk ka në CV-ne e tij ndalime nga policia për dyshime në pjesëmarrje për trafikime droge.
Lëri shpifjet Z. Balla dhe merru me borxhlinjtë që ke nëpër kazinotë e Tiranës" thuhej më tej në deklaratën e MTE-s.
k.k/NO)A