Tiranë, 18 janar, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka dërguar një përfaqësues të saj pranë pasagjerëve shqiptarë në Bratislavë, të cilët dje ishin nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Bolonjës, por "u morën peng" nga pilotët dhe u ulën në aeroportin sllovak. Lajmi është bërë me dijeni për mediat nga zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ralf Gjoni, sipas të cilit ky institucion është duke e ndjekur nga afër situatën dhe do të jetë pranë pasagjerëve shqiptarë, të cilët aktualisht gjenden ende në aeroportin e Bratislavës.
Tashmë ata janë duke u bërë gati pasi në orën 11.30 është parashikuar nisja e tyre drejt aeroportit të Bolonjës.
Nga ana e saj, edhe ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, përmes një njoftimi të saj për shtyp ka bërë me dijeni se është duke monitoruar situatën e krijuar.
n.e/NOA